'Asnjë arsye për alarm'/ Ja këshillat e vlefshme të Petrit Vasilit

Teksa frika nga Coronavirusi ka prekur edhe shqiptarët pas rasteve fatkeqe në Italinë fqinje, ish ministri i shëndetësisë dhe nënkryetari i LSI, Petrit Vasili jep disa këshilla të vlefshme.

Përmes një postimi në Facebook, ku i referohet një specialisteje italiane, ai shkruan ndër të tjera se nuk ka asnjë arsye për alarm.

“Shqipëria zero raste nga coronavirusi. Asnjë shenjë e pandemisë ne Shqipëri. Asnjë arsye për alarmizëm.

Ndjekja e këshillave të mjekëve dhe të Institutit të Shëndetit Publik të mjaftueshme për të vazhduar me qetësi përditshmërinë tonë.

Të mos ulet aspak vëmendja për gripin stinor i cili paraqet probleme tepër të rëndësishme që duhen vlerësuar seriozisht.

Maria Rita Gismondo, Drejtore e Laboratorit të Mikrobologjisë Klinike, Virologjisë e Diagnostikës, Bioemergjencave të Spitalit Sacco të Milanos tërheq vëmendjen se: Është çmenduri të ngatërrosh gripin me pandeminë e coronavirusit", shkruan Vasili në postimin e tij të rradhës.