Super-agjenti i njohur shqiptar, nën hetim për pastrim parash

Agjenti i njohur i futbollit, Fali Ramadani, është vendosur nën hetim nga autoritetet spanjolle për dyshimet se ka pastruar para.

Hetimet për shqiptarin kanë nisur jashtë Spanjës, raportojnë mediat spanjolle. Por tashmë në këtë çështje janë përfshirë disa agjenci spanjolle.

Ramadani njihet si super-agjenti i futbollit. Ai ka një vilë në Kalvia, e cila është bastisur të martën. Vila e tij është kontrolluar për gjashtë orë. Nën hetim mendohet se janë disa biznesmenë dhe ish-futbollistë.

Majorca Daily shkrua se Ramadani, me origjinë nga Shqipëria dhe themelues i Lian Sports me qendër në Berlin, ka në pronësi agjencinë e pestë më të pasur në botën e futbollit.

Ai përfaqëson disa futbollistë nga Ballkani, por edhe emra të tjerë të njohur si senegalezi Koulibaly.