‘SHBA përhapi koronavirusin’/ Uashingtoni akuzon Rusinë për spekulim, reagon Moska

Rusia mohoi akuzat se ka përhapur informacione të rreme në lidhje me koronavirusin.

Sipas BBC, zyrtarët amerikanë thanë se Rusia po ngre pretendime të rrema në rrjetet sociale se virusin e kanë shpërndarë amerikanët fillimisht.

Mijëra profile në rrjetet sociale po shpërndajnë lajme konspirative se SHBA qëndron pas koronavirusit të ri.

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se këto janë spekulime.

Mbi 2 mijë persona kanë vdekur nga koronavirusi. Ai u përhap fillimisht në provincën Hubei të Kinës.

Zyrtari i DASH, Philip Reeker tha se aktorë rusë po përhapin qëllimisht dezinformacion në lidhje me koronavirusin.

Një teori konspirative është se SHBA e ka përhapur virusin për të dëmtuar ekonomikisht Kinën.

Edhe mediat publike ruse kanë hedhur dyshime se Perëndimi ka gisht në këtë epidemi.