Aksidenti me 2 të vdekur, shoferi nga Tirana po transportonte sirianë

Një automjet tip ‘Benz ML’ ka dalë nga rruga mbrëmjen e sotme në Gramsh, e për pasojë kanë humbur jetën shoferi M. Gj., 28 vjeç nga Tirana dhe pasagjeri i saj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 në aksin Cërrik-Gramsh, në fshatin Çekrez.

Ndërkohë që 8 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, të cilët dyshohet se mund të jenë refugjatë klandestinë nga Siria.

Sipas policisë të plagosurit janë dërguar në spitalin e Gramshit dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërsa tre prej tyre në gjendje më të rëndë shëndetësore janë dërguar në spitalin e Traumës në Tiranë për një trajtim më të specializuar mjekësor. Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit, si dhe as identiteti i viktimave.

Tre nga tetë të plagosurit nga aksidentit i ndodhur mbrëmjen e sotme në Gramsh janë dërguar në spitalin e Elbasanit për një trajtim më të specializuar mjekësor.

Ata kanë marrë dëmtime të rënda për shkak të daljes nga rruga të automjetit.