Pamje nga vendngjarja, si u qëllua me plumb në kokë në pritë shqiptari

Media greke ka publikuar pamje nga vendngjarja në lagjen Egaleo në Athinë, ku të shtunën në mbrëmje një shqiptar u qëllua me plumb në kokë në një atentat mafioz.

Sipas Zougla.gr, të shtënat u dëgjuan pak përpara orës 20.00 në Egaleo.

Sipas raportimeve të para, një Jepp i zi u afrua pranë një burri që udhëtonte në rrugën dhe nga dritarja e mjetut një person i qëlloi me plumb në kokë shqiptarit.

Viktima e këtij atentati u dërgua në gjendje të rëndë në spital dhe nuk ka ende informacione mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Burime nga policia thanë për mediat vendase se me shumë gjasa bëhet fjalë për një larje hesapesh.