VIDEO/ Juventus mposht SPAL-in, Ronaldo i shënon Etrit Berishës

Juventusi ka arritur të marrë një fitore tepër të rëndësishme në transfertë ndaj SPAL-it të Etrit Berishës me rezultatin 1-2.

Bardhezinjtë kaluan në avantazh me anë të Ronaldos, në minutën e 39-të.

Portugezi nuk di të ndalet dhe ka shënuar sërish, duke treguar se është në një formë të shkëlqyer.

Në minutën e 60-të, Juventusi me anë të Ramsejt, ka shënuar golin e dytë, pas asistit të Dibalës.

SPAL-i arriti të kërcënojë “Zonjën”, pasi Petanja ka gjetur rrugën e rrjetës me penallti në minutën e 69-të.

Minutat e tjera nuk sollën ndryshim të rezultatit, përveçse një traverse të Ronaldos nga goditja e dënimit.

Kështu që Juventus ka shkuar në kuotën e 60 pikëve, ndërsa SPAL-i mbetet ne 15 pikë në vendin e fundit.