I braktisur nga babai/ Djali Pezës anëtar i LRI. Elona Guri ka një mesazh

Anëtarja e kryesisë së LSI-së, Elona Guri i është përgjigjur deputetit socialist, Alfred Peza duke i kujtuar skandalin 1 milionë USD ku ai u përfshi kohë më parë.

“Ti Fred Peza e ke kripur mirë djathin me Edi Ramën. 1 milionë dollarë ti di gjithë Shqipëria, të tjerat ti dimë ne... Për ti bërë ato lekë ti ha...gjithçka. Por mos ha vetëm për vete, paguaj dhe për kalamajtë, se sbëhesh prind kur ja heq nga goja atyre. Një ditë tjetër flasim prap...edhe me emra po deshe.., jo per gje po e kam dhe anëtar LRI-je”, shkruan Guri në postimin e saj të rradhës në Facebook.

 Ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe ish-gazetari Alfred Peza është aksioner në një bankë të nivelit të dytë me 1.3 miliardë Lekë apo 1% aksione. Për këtë shkak ai humbi edhe mandatin e parlamentarit, por i shpëtoi drejtësisë.