Tjetër ndryshim në Shtëpinë e Bardhë/ Presidenti Trump largon numrin dy të Zbulimit Kombëtar
Shtëpia e Bardhë ka bërë një tjetër ndryshim në drejtimin e zyrës së Zbulimit Kombëtar, duke larguar numrin dy të kësaj zyre, vetëm një ditë pas largimit të kreu të saj.
Agjencia e Zbulimit Kombëtar njoftoi të premten në mbrëmje largimin zëvëndës drejtorit Andrew Hallman, me një eksperiencë 30 vjeçare brenda komunitetit amerikan të zbulimit, raporton VOA.
Largimi i zotit Hallman pason atë të ish-Drejtorit në detyrë të Zbulimit Kombëtar Joseph Maguire.
Presidenti Donald Trump e largoi këtë të fundit nga detyra pas një seance të klasifikuar informimi të ligjvënësve lidhur me sigurinë e zgjedhjeve që përfshinte përpjekjet e Rusisë për t'u përzier në zgjedhjet presidenciale të muajit nëntor.
Sipas gazetave "Washington Post" dhe "New York Times" presidenti ishte i shqetësuar se zyrtarët kishin dhënë informacione që mund të përdoreshin kundër tij.