VIDEO/ Bylis shkurton diferencën e golave dhe rihap takimin me Partizanin

Në “Air Albania Stadium” po luhet ndeshja e javës së 23-të e Kategorisë Superiore mes Partizanit dhe Bylisit, shkruan Syri.net.

Të kuqtë kalojnë mjaft shpejt në avantazh, që në minutën e 4-t.

Portieri i Bylisit, Isi Hidi gabon duke i dhuruar topin William Mello Cordero, i cili me portën bosh e dërgon topin në rrjet.

Ndërsa në minutën e 19-të, Çinari realizon golin e dytë, duke i dhënë disi qetësi kampionëve.

Por miqtë nuk dorëzohen dhe në minutën e 30-të shkurtojnë diferencën e golave me Ntephe.