VIDEO/ Haaland nuk ndalet, shënon një tjetër supergol për Dortmundin

Pasi i dha fitoren Borussias së Dortmundit në mesjavë në ndeshjen e Championsit ndaj PSG-së, Erling Haaland nuk mungon të tregojë klasin e tij edhe në Bundesligë, raporton Syri.net.

Në takimin e vlefshëm për javën e 23-të të kampionatit gjerman, talenti që po mahnit Evropën realizoi golin e dytë (2-0) të Dortmundit në fushën e Werder Bremen.

Në minutën e 66-të të ndeshjes, Haaland me një gjuajtje të fortë brenda zone shënoi këtë gol mjaft të bukur.