Meta njoftoi 2 marsin/ Rama: Dëshpërohen nga dashuria që BE dha në Konferencën e Donatorëve

Presidenti Ilir Meta ka paralajmëruar një protestë më 2 mars në mbrojtje të Kushtetutës ndaj asaj që Presidenca e cilëson si një puç shteti të organizuar nga maxhoranca për të kapur Kushtetutën dhe Gjykatën Kushtetuese.

Ditën e sotme ka reaguar edhe kryeministri Rama, që indirekt pa përmendur Presidentin, në një postim në tëitter  e cilëson këtë akt si një moment dëshpërimi nga se sipas tij janë marrosur nga dashuria që BE i dha më 17 shkurt Shqipërisë, duke e lidhur me Konferencën e Donatorëve.

‘Sa më shumë Shqipëria forcon trupin e saj të brishtë,aq më shumë ata që e penguan, shfrytëzuan, dërrmuan për vite të tëra, dëshpërohen e lëshojnë gjuhën jashtë kontrollit! Tamam kur Shqipërisë i’u bë një deklaratë publike dashurie nga BE dhe bota mbarë në 17 shkurt,ata u marrosën...

Mos humbim kohë me ta, janë të dënuar të përpëliten në zjarrin e urrejtjes së tyre e të çirren gjithnjë e më fort kundër nesh!Shqipëria i ka lënë pas dhe kërkon nga ne ta çojmë përpara; duke e forcuar çdo ditë, përmes reformave e punëve që s’u bënë kurrë në kohën e tyre të shkuar.’-shkruan Rama.