Shpërthen Messi, tripletë në pjesën e parë kundër Eibar

Barcelona po luan në “Camp Nou” ndeshjen e javës së 25-të të La Ligës kundër Eibar, shkruan Syri.net.

Sapo ka përfunduar pjesa e parë, ku Lionel Messi ka shpërthyer me tre gola.

Kapiteni i katalansve realizoi në minutat 14, 37 dhe 40, duke i dhënë avantazhin 3-0 ekipit të tij, që me këtë rezultat aktualisht ngjitet në krye të renditjes.