FOTO/ U hap lajmi se e kishin vrarë, bëhet i gjallë Adriano

Një lajm i rremë u përhap me shpejtësi, teksa u tha se ish-lojtarin e Interit, Adrianon e kishin vrarë.

Mirëpo këto lajme janë krejtësisht të pavërteta, teksa i ka mohuar vetë braziliani, i cili nëpërmjet një reagimi në “Instagram” shkroi:

Juhu, jam gjallë. Jam gjallë njerëz dhe jam në shtëpinë time”.

Adriano ishte një nga lojtarët brazilianë më premtues dhe mendohej se do të bënte një karrierë të jashtëzakonshme sepse talenti nuk i mungonte, por abuzimi jashtë fushë kryesisht me alkoolin i kushtoi atij karrierën.