Andi Bushati zbulon një sekret: Mimi Kodheli nuk bëhet presidente sepse gruaja e Ramës ...

Andi Bushati në një shkrim të sotmin në Lapsi.al ka analizuar planin e Edi Ramës për të çuar në postin e Presidentit ministren e Mbrojtjes Mimi Kodheli.

Pasi jep detaje nëpërmjet të cilave tregohet, se përse ajo është e favorizuar për këtë pozicion të rëndësishëm, Bushati tregon edhe dy arsye të cilat mund të jenë pengesë serioze, për këtë rrugëtim kulminant në karrierën e Kodhelit.

Sipas tij një prej arsyet është Ilir Meta, i cili pasi ka refuzuar të bëhet vetë president ka planifikuar për këtë post një nga njerëzit e tij besnik, ministrin e Drejtësisë Ylli Manjani.

Por më interesante se “pengesa Meta” është faktori tjetër, që duket se nuk ka qenë i bërë më herët publik; Mimi Kodhelin nuk e do, Linda bashkëshortja e Ramës.

“Por përpos anëve pozitive ajo (Mimi Kodheli) ka edhe dy pengesa ta mëdha.

E para është anëtarja tjetër e koalicionit që e do për vete postin e kreut të shtetit.

Ministri Manjani, në një intervistë të pak ditëve më parë pohoi se LSI ka përpos Metës edhe figura të tjera kredibël për ti ngjitur në presidencë.

Ndërsa nga ana e tij Ilir Meta pohoi në “Studio e Hapur” se ai do të votonte një figurë qoftë edhe nga PS, mjafton që ajo mos qe një “kukull” në duart e Ramës.

Por duke ditur se vite më parë Meta e ka akuzuar Ramën se “fshihet pas fustanit të Mimit”, ky aluzion bëhet edhe më i kuptueshëm.

Një problem i dytë që mund ta pengojë ngjitjen e mëtejshme të Mimi Kodhelit është edhe marrëdhënia e vështirë, që ajo ka me bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën.

Edhe konfliktet e tyre të mëparshme mund të bëhen një pengesë në ëndrrën e ministres së Mbrojtjes, që një ditë të ngjitet drejt presidencës”, shkruan Andi Bushati.