EKSKLUZIVE/ Pamjet, ja si tifozët dëmtojnë stadiumin e ri

SYRI.net ka siguruar pamjet ku duken tifozët e Tiranës duke dëmtuar stadiumin e ri.

Gjatë mbrëmjes së djeshme në ‘Air Albania’ u zhvilluar ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës.

Në fund fituan ‘bardh e blutë’, e duket se nga ekzaltimi, tifozët e Tiranës kanë lënë pas dëmtime të mëdha.

Në deklaratën e postuar nga FSHF-ja thuhet se janë dëmtuar 164 stola, ku 145 nga tifozët e Tiranës dhe 19 nga ata të Kukësit.