Dikur vajzat çmendeshin pas tij, çfarë ka ndodhur me Ranvirin e ‘Bidaait’

Një nga personazhet më simpatik të serialit indian “Bidaai” ka qenë “Ranvir”, rol i luajtur nga aktori Kinshuk Mahajan.

Kanë kaluar shumë vite që nga mbarimi i këtij seriali por Ranvirin publiku e mban mend sepse vajzat çmendeshin pas tij.

Aktori sot është 33 vjeç dhe jeta e tij ka ndryshuar tërësisht.

Ai është i martuar dhe baba i dy binjakëve.

Ranvir tani është fokusuar tek familja e tij dhe rritja e vajzës dhe djalit.

Aktori është shumë i përkushtuar familjes dhe poston shpesh foto me bashkëshorten dhe fëmijët.

Ai e ka pagëzuar djalin me emrin Sahir dhe vajzën me emrin Saisha.

Në aspektin profesional Ranvir vazhdon aktrimin dhe ka luajtur në disa seriale shumë të suksesshëm indian.