'Mbro Teatrin, firmos dhe ti!' Nis peticioni në hyrje të godinës historike

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit ka çelur sot, mbledhjen e firmave nga qyetarët për mbrojtjen e godinës së Teatrit Kombëtar dhe firmat mblidhen pikërisht në hyrje të saj

 “Firmos edhe ti!” – ka bërë thirrje sot Aleanca. - Ta mbrojmë atë Teatër që është djepi i artit dhe krenaria e kombit dhe Tiranës,si dhe prona jonë e përbashkët. Ta mbrojme nga makuteria dhe babëzia e kësaj klike hajdutësh dhe sharrlatanesh që duan të na zhvasin gjithçka është e bukur në ketë vend!”