VIDEO/ Pasojat e ndeshjes Kukësi – Tirana/ 150 stola të thyer, shihni momentet kur tifozët i hedhin në fushë
Ndeshja mes Kukësit dhe Tiranës përveç spektaklit në fushë, ka dhuruar edhe disa incidente në shkallët e stadiumit.
Siç ndodh shpesh kohët e fundit, tifozët dëmtojnë ulëset në impiant dhe kjo gjë ka ndodhur dhe në sfidën e djeshme.
Të dy tifozeritë e skuadrave, por më e theksuar te ajo e Tiranës kanë dëmtuar në total 150 stola.
Mësohet se ka patur disa shoqërime në polici dhe kjo e fundit ka proceduar penalisht disa prej tyre, të gjithë të identifikuar nga kamerat e sigurisë.
“Panorama Sport” ka publikuar edhe pamjet nga kamerat e sigurisë në momentin që gjuhen stolat.