Kishte apo jo të brendshme poshtë fustanit të kuq? Ja çfarë thotë Aurela Hoxha

Mbrëmjen e kaluar, modelja Aurela Hoxha mori pjesë në një party të “Vogue” në Milano dhe të gjithëve ju tërhoqi vëmëndjen veshja e saj.

Me një fustan të kuq prej tyli, të dekoruar me gurë, modelja ekspozonte dekoltenë dhe jo vetëm!

Fustani kishte një të çarë të madhe sa dukej sikur modelja nuk kishte veshur të brendshme.

Por ditën e sotme vjen dhe reagimi i Aurelës duke treguar se si qëndron puna.

Teksa ka publikuar një video nga festa e saj në Vogue ajo shkruan:

'Duken qartë të brendshmet”-  duke i dhënë kështu fund fjalëve lart e poshtë.