Viktima e dytë nga coronavirusi në Itali

Një tjetër vdekje nga coronavirus është shënuar në Itali.

Sërish bëhet fjalë për provincën e Lombardisë, ku mësohet se viktima e dytë italiane e coronavirusit është jnë grua 67 vjeçe.

Edhe gruaja mësohet se është e lidhur me rastin e parë të vdekjes.

Ajo ka humbur jetën në spital, pas 67-vjeçarit që ndërroi jetë dje.

Ndërkaq, numri i të infektuarve në këtë rajon ka shkuar në 29 persona.