Presidenti i Tiranës shpërblen futbollistët pas fitores ndaj Kukësit

Tirana fitoi me përmbysje 2-1 ndaj Kukësit. Një triumf që i ngjit bardheblutë në vendin e parë të renditjes në kampionat.

Sigurisht që kjo fitore e arritur nga djemtë e drejtuar nga Emanuel Egbo nuk do të kalonte pa u shpërblyer nga presidenti i klubit, Refik Halili.

Mësohet se për 3 pikëshin e marrë, futbollistët që ishin në fushën e lojës si dhe stafi drejtues janë shpërblyer me nga 2500 euro.

Gjithashtu premio do të përfitojnë edhe pjesa tjetër e skuadrës që ishte rezervë, ndërsa një tjetër premio do të jetë edhe për ndeshjen e radhës ndaj Partizanit.