A e dini se djali i ikonës së muzikës Bob Marley, ka kënduar në Kosovë?
Ky-Mani Marley, djali i legjendës së muzikës reggae, Bob Marley, kishte performuar në Kosovë.
Ky-Mani Marley, i cili ka ndjekur rrugën e babait në muzikë, kishte ardhur në vitin 2013 për të performuar në një nga klubet e natës në Kosovë, ku ka thënë se është ndier shumë mirë.
Ai ka falënderuar audiencën, duke thënë: “Faleminderit Kosovë që po më bëni të ndihem kaq mirë”, në atmosferën shumë të mirë të krijuar në koncertin e tij, shkruan Gazeta Express.
Ai u prit shumë mirë nga publiku në Prishtinë, ku kënduan bashkë me të hitet më të njohura, duke e bërë atë të ndjehet i mirëpritur.