FOTO/ Digjet makina në mes të qytetit, ç'ndodhi në Korçë

Një makinë është përfshirë nga flakët në qytetin e Korçës.

Sipas asaj që raporton gazetari i Syri TV dhe Syri.net, ngjarja ka ndodhur në afërsi të Pazarit.

Zjarrfikësja ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për shuarjen e flakëve, ndërsa policia po heton shkaqet e zjarrit, që ende janë të panjohura.

Për momentin nuk dihet as pronari i automjetit të djegur. /Syri.net

FOTO NGA VENDNGJARJA: