VIDEO/ Banorët e prekur nga tërmeti kryqëzojnë Ramën, kryeministri braktis bisedën

Pas revoltës së djeshme të studentëve të Fakultetit të Mjekësisë, kryeministri Edi Rama u përball sot edhe me revoltën e qytetarëve në Durrës, të prekur nga tërmeti i 26 Nëntorit.

Teksa inspektonte nga afër riparimet e dëmtimeve dhe teksa bënte ritualin e tij të përhershëm, “mes popullit gju më gju”, shefi i qeverisë u prit me ankesat e qytetarëve që prej mbi tre muajsh jetojnë jashtë banesave të tyre.

Presioni qytetar bëri që kryeministri Edi Rama të braktiste takimin dhe të largohej. /Syri.net

Ja momenti: