VIDEO/ Uzuni në superformë, shënon sërish për Lokomotivën

Myrto Uzuni po kalon momente të mira tek skuadra e Lokomotivës së Zagrebit në Kroaci.

Sulmuesi 24 vjeçar ka arritur të shënojë edhe në ndeshjen e sotme për ekipin e tij.  Uzuni gjuajti saktë drejt portës pas një largimi jo të mirë nga ana e mbrojtësi të skaudrës kundërshtare.

Ekipi i shqiptari është duke fituar me rezultatin 2-0 ndaj Varazdin në transfertë, teksa rrugën e golave e ka hapur beratasi.

Kujtojmë që pak ditë më parë, Uzuni shënoi dopietë për ekipin e tij ndaj Istra 1961.