Nuk ka kohë për votimin elektronik? Kompania që vepron në SHBA e instalon brenda 2 muajve

Është hapur së fundmi një debat i nxehtë për votimin dhe numërimin elektronik, për zgjedhjet e ardhshme. Mazhoranca pretendon se koha nuk është e mjaftueshme për ta realizuar këtë domosdoshmëri, për shmangien e tjetërsimit të votave në tavolinat e komisionarëve, të kontrolluar nga partitë dhe qeveria. Duke filluar që sot deri në ditën e zgjedhjeve, koha në dispozicion për të realizuar këtë projekt nëse ka vullnet është plot 5 muaj. Bërtet Gramoz Ruçi e Taulant Balla se nuk ka kohë, por deri më tani nuk është ftuar asnjë specialist i fushës së teknologjisë elektorale, që të thotë të vërtetën. Dhe kjo e vërtetë është, se nëse ka vullnet politik, koha është më se e mjaftueshme madje me bollëk. Nëse bën një kërkim të shkurtër në internet për kompanitë që janë të profilizuara për instalimin e teknologjisë së numërimit dhe votimit elektronik, të cilat kanë përvojë në shumë vende të botës zbulon se gjithçka është e mundur, madje në një kohë shumë herë më të paktë se muajt që ka në dispozicion politika shqiptare. Kështu nëse futesh në faqen e një kompanie lider në këtë fushë siç është  “Smartmatic” me qendër në Londër, ajo e ofron instalimin e këtij shërbimi brenda një periudhë dy mujore.

Nje model votimi elektronik:

Sipa kësaj kompanie, ajo ka mundur të ka aplikojë një sistem të tillë të votimit elektronik për 5.2 milionë votues dhe koha që i është dashur ka qenë vetëm 75 ditë. Dhe kjo ka ndodhur edhe në një vend që pretendimet për standardin e votimit, i ka më të lartat në botë; SHBA. Kompani vepron me sukses edhe në vende të tjera europiane si Hollana, Belgjika apo Estonia.
Tani jemi në muajin janar dhe kryeministri Rama, së bashku me ambasadorin e OSBE që ka më shumë se katër vite që thotë. “nuk ka kohë”, pretendon se është i pamundur implementimi i votimit elektronik brenda 5 muajve, pavarësisht se nuk bëhet fjalë për 5.2 milion votues, por vetëm për 2.5 milionë.

Duket qartë se mazhoranca nuk ka interse dhe vullnet politik në këtë çështje, për arsye që u dukën më së miri në zgjedhjet e Dibrës, pasi opozita e ka paraqitur kërkesën për votim elektronik që në maj të vitit të kaluar.
Çfarë i pengon të thërrasin kompaninë “Smartmatic” ( ka marrëdhënie të mira edhe me mikun e tyre Soros) që është  një ndër kompanitë më të mëdha në këtë fushë, që bën përllogaritje votuesish në mbi 3.7 miliardë rezultate votimi në zgjedhje politike anembanë botës, duke ofruar një teknologji që tashmë është shndërruar në një standard botëror?. Dhe më kryesorja, ajo është e gatshme të bëjë instalimin e sistemit duke dhënë garanci të plotë, brenda 2 muajve.