EMRAT-FOTO/ Doganieri arrestohet me të dashurën në pikën kufitare, arsyeja

Një doganier dhe një vajzë 23 vjeçare, janë arrestuar në orët e fundit në pikën kufitare të Qafë Botës. Arrestimi i tyre bë pasi po tentonin të kalonin 33 pako kanabis sativa drejt Greqisë

Doganieri i ndaluar është 36- vjeçar Arten Ibrahimi, i cili ishte në drejtimin e mjetit ku ishte fshehur droga. Ndërsa vajza e ndaluar është Konstandina Meci.

Droga sipas policisë ishte fshehur në bagazhin e makinës. Arten Ibrahimi mësohet se është doganies në pikën kufitare ‘Tre urat’ në Përmet dhe jo në pikën kufitare ku u kap droga.

Policia nuk e ka përcaktuar ende sasina e drogës që ndodhej në automjetin tip ”Toyota” me targë AA 040 TY. Mësohet po ashtu 23 vjeçarja e ndaluar kishte lidhje intime me doganierin Ibrahimi.