E akuzuan se kishte kryer marrëdhënie seksuale me një qen, zbulohet pse arbitri ndërpreu karrierën

Ish- gjyqtari i Premier League, Bobby Madley, ka rrëfyer së fundmi historinë që përjetoi pas një lajmi të rrem të publikuar në rrjetet sociale.

Madley ishte arbitër  i njohur i Premier Leagues shpesh duke marrë përgjegjësinë për disa nga ndeshjet më të mëdha në kampionatin anglez të futbollit. Mirëpo ai i surprizoi të gjitha pasi mori vendimin shokues për ta ndërprerë karrierën në gushtin e vitit 2018, kur ishte ende 32 vjeç. 

E gjitha kjo vinte pas një lajmi të rremë të publikuar ku e akuzonin se ai kishte bërë seks me një qen.

Arsyeja zyrtare e tërheqjes së tij ishte për shkak të një ndryshimi të rrethanave personale, por në fakt një akuzë e rreme se ai ishte shkarkuar për shkak se ishte zoofil u përhap me shpejtësi në ueb. Në një intervistë për “The Athletic”, Madley zbulon se prej atij lajmi të pavërtetë ai kishte marrë kërcënime se do t’i vinin në shtëpi.

“Unë jam një tifoz i Huddersfield dhe mendoj se ishte një tifoz i Leads ai që shkroi komentin se unë kam përdhunuar një qen. Pastaj ai thjesht bëri xhiron në internet. Njerëzit nisën të bëjnë fotomontazhe, materiale me të vërtetë degraduese dhe disa prej tyre ishin edhe për të qeshur. Por më pas njerëzit nisin të etiketojnë policinë dhe Agjencinë e Mbrojtjes së Kafshëve dhe situata nisi të dalë nga kontrolli.

Njerëzit arritën deri atje sa thoshin se kishin parë një video dhe unë duhet të arrestohesha. Mbrojtësit e të drejtave të kafshëve kërcënonin se ma dinin shtëpinë dhe do vinin atje. Dhe kështu përfundova nën mbrojtjen e policisë nga një lajm i rremë”. Madley pritet të rikthehet në profesion këtë vit, por vetëm pasi ta ketë kapërcyer këtë situatë të vështirë personale.