VIDEO/ Tifozët e Kukësit nisen drejt Tiranës për të mbështetur skuadrën

Kukësi luan sot ndaj Tiranës, një sfidë që do të kërkohet të fitohet me patjetër për të ruajtur vendin e parë në renditje.

Ditën e sotme pritet të ketë një numër të lartë tifozësh, në stadiumin “Air Albania”. Klubi ka vendosur udhëtim falas për të gjithë tifozët nga Kukësi, të cilët do të kenë mundësinë të mbështesin ekipin e tyre.

Pikërisht para pak minutash, tifozët kuksian kanë nisur udhëtimin e tyre drejt Tiranës. Në videon e publikuar nga klubi verilindor, shihet një numër i lartë tifozësh të cilët janë nisur drejt kryeqytetit.