Grabitet shtëpia në Finiq, hajdutët marrin 3500 euro

Grabitet një shtëpi në Finiq të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit.

3 persona ende të pa identifikuar janë futur në banesën e shtetases A.Ç., 77 vjeçe dhe kanë arritur të vjedhin një shumë të ardhurash prej 3500 euro si dhe 2 aparate celularë.

Për këtë ngjarje është ngritur një grup hetimor i cili po merret me zbardhjen e ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.