VIDEO/ Prezantim qesharak i sulmuesit që Barcelona e bleu 18 milion euro

Barcelona afroi ditën e djeshme sulmuesin e ri të nga Leganesi, Martin Braithwaite, i cili transferohet te katalanasit për 18 milionë euro dhe ka firmosur një kontratë deri në vitin 2024.

Sulmuesi u afrua te katalanasit për shkak të problemeve të shumta në sulm, pas dëmtimit të Suarez dhe Dembele.

Ditën e djeshme Braithwaite është prezantuar si lojtari më i ri i katalanasve.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve, është një moment i pakëndshëm i ndodhur me lojtarin gjatë prezantimit.

Sulmuesi 28-vjeçar është munduar të bëjë një stil me topin, por nuk i ka funksionuar dhe kaq ka mjaftuar që të nisi të bëjë xhiron e internetit.