FOTO/ Sarandë, një francez kapet me 105 mijë euro në çantë

Një qytetar francez është kapur i dehur, duke drejtuar një motoçikletë.

Por zbulimi që është bërë më pas nga policia, ka ngritur dyshime. Atij i janë gjetur në çantë 105 mijë euro.

Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në qytetin bregdetar.

Motorri AY195, rezulton i regjistruar në emër të shtetasit francez Peter Ivan, banues ne lagjen nr. 3 Sarandë. Ivan rezulton pronar i këtij mjeti që prej 12 shkurtit të këtij viti.

Ndërkohë burime konfidenciale policore bëjnë me dije se në drejtim të mjetit, i dehur u gjet një shtetas me emrin Renan.

Po vijojnë hetimet në lidhje me këtë rast.