Mungojnë avokatët, shtyhet seanca për njërën pjesë të dosjes 339…

Shtyhet sërish seanca paraprake për njërën prej pjesëve të dosjes “339”, me në total 15 persona të akuzuar.

Shkak për shtyrje u bë mungesa e disa prej avokatëve kryesisht dhe disa prej personave të akuzuar në këtë dosje dhe kanë masë sigurie të butë. Ata akuzohen për disa vepra penale dhe më konkretisht “Trafikimi i narkotikëve”, “Prodhimi dhe fabrikimi i lëndëve narkotike dhe psikotrope”, në bashkëpunim, në formën e posaçme të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, në bashkëpunim, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, në bashkëpunim.