Me Ismail Kadarenë në 24 janar, takim letrar për 'Mëngjeset në kafe Rostand'

Në Paris do të mbahet një takim letrar më 24 janar në nderim të figurës së shkrimtarit të njohur Ismail Kadare ku do të diskutohet dhe për librin e tij “Mëngjeset në kafe Rostand”.

Ky takim letrar do të moderohet nga Antoine Boussin, me prezencën e njerëzve të artit parisien dhe me një numër të limituar të audiencës, bën të ditur atsh. Takimi zhvillohet në selinë e Fondacionit Aleanca Franceze në kryeqytetin francez.

Kadare ka fituar çmimin Man Booker në vitin 2005, Çmimin Princi i Asturias në vitin 2009 dhe Çmimin Jerusalem në vitin 2015-të. Ismail Kadare është një nga shkrimtarët më të mëdhenj të letërsisë shqipe dhe gjithashtu një nga shkrimtarët më të njohur të letërsisë botërore bashkëkohore.

Me veprën e tij, që ka shënuar një numër rekord të përkthimeve (në mbi 45 gjuhë të huaja), ai e ka bërë të njohur Shqipërinë në botë, me historinë dhe kulturën e saj shekullore.