I vihet zjarri makinave jashtë Muzeut të Selanikut

Policia greke po heton një zjarr që ra jashtë Muzeut Bizantin të Selanikut dhe që dëmtoi katër makina të parkuar dhe që dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme.

Mediat greke njoftojnë sot se incidenti ndodhi rreth orës 3:40 të mëngjesit të së premtes në parkingun e hapur të muzeut.

Tre nga makinat u dogjën i përkasin Ministrisë së Kulturës, e cila mund të ketë qënë shënjestra e sulmit. U shkatërrua edhe një makinë e katërt që i përket një individi privat.

Askush nuk u plagos në këtë incident.