Arsenali fitore me 'shije' kualifikimi në Europa League
Arsenali ka marrë një fitore të vështirë në transfertë kundër Olympiacos.
“Topçinjtë” mposhtën 1-0 skuadrën greke duke hedhur në këtë mënyrë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit në raundin tjetër të Europa Leagues.
Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Alexandre Lacazette në minutën e 81’. Goli i francezit ishte vendimtar për këtë takim, duke vendosur fituesin, dhe duke lehtësuar punët e Arsenal për ndeshjen e kthimit që luhet në ‘Emirates’.