VIDEO/ Perez nderon Romën, fitore e vuajtur ndaj Gent

Në stadiumin “Olimpico” u luajt sfida mes Romës dhe Gent, e vlefshme për fazën e 1/16 në Europa League.

Verdhekuqtë arritën të triumfonin e rezultatin minimal 1-0 ndaj belgëve.

Goli i vetëm i takimit  u shënua që në minutën e 13-të nga Perez, i cili shfrytëzoi në mënyrë maksimale asistin e Dzekos.

Deri në fund të sfidës skuadrat patën raste për gol, por që nuk arritën t’i shfrytëzonin.

Sigurisht, me një fitore minimale, asgjë nuk është e sigurt për ‘Giallorossi’. /Lajmi.net/