EMRI/ Kush është i riu i aksidentuar, makina u përplas me murin

Një aksident i rëndë ndodhi këtë mbrëmje në fshatin Voskopojë të Korçës, ku i plagosur mbeti një i ri

Sipas policisë ngjarja ndodhi në afërsi të kryqëzimit pranë fshatit Voskop

I riu i aksidentuar është Martin Mukadez, 24 vjeç, i cili ishte në drejtimin e mjetin tip “Lancia”.

Dyshimet e para janë se i riu humbi kontrollin për shkak të lagështisë në rrugë, ndërsa u përplas me një mur rrethues.  

Drejtuesi i mjetit, u transportua në Spitalin e Korçës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.