Lajm i madh për Brojën, Lampard ka një surprizë!

Armando Broja po shkëlqen me ekipet e moshave. 

Trajneri Frank Lampard e ka ftuar të stërvitet me ekipin e parë dhe po e mban nën vëzhgim talentin shqiptar.

Numri një i stolit ka marrë sinjale pozitive nga drejtuesit e akademisë dhe djaloshi nga Malësia e Madhe mund të grumbullohet në ndeshjen e tij të parë. 

Broja mund të ketë shansin e artë për të treguar se sa vlen dhe të mbetet me ekipin e parë të londinezëve. Kujtojmë që Armando Broja nënshkroi para pak ditësh kontratën e parë profesionale me skuadrën e Chelseas.