VIDEO/ Eriksen shënon golin e parë me fanellën e Interit

Inter është duke fituar me rezultatin 1-0 në ndeshjen ndaj Ludogarets, e vlefshme për fazën e 1/16 në Europa League.

Zikaltrit kanë kaluar në avantazh në minutën e 71-të në Bullgari me anë të Christian Eriksen.

Aksion i bukur i skuadrës së Contes dhe finalizim i saktë i mesfushorit danez. Goli i parë me zikaltrit për Eriksen, i cili i dhuron avantazhin skuadrës së tij në përballjen e Europa League kundër Ludugorets.