VIDEO/ Makina del nga rruga, përplaset me murin, nuk dihet gjendja e shoferit

Një tjetër aksident është shënuar këtë mbrëmje, pas atij në Lezhë, këtë herë në qytetin e Korçës, pranë Voskopojës.

Mësohet se një automjet është përplasur me një mur dhe për pasojë ka dalë nga rruga.

Ende nuk ka informacione lidhur mbi gjendjen e drejtuesit të mjetit.

Ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia që po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Një nga shkaqet i këtij aksidenti dyshohet se është bërë lagështia në rrugë si pasojë e motit të keq që mbërtheu juglindjen e vendit mëngjesin e sotëm.