", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

‘Hajde vëlla’, Rakitic poston foton me Rei Manajn në stërvitje

Rei Manaj po kalon momentet më të mira në karrierën e tij futbollistike, teksa po stërvitet krahë lojtarëve më të mirë në botë, tek Barcelona.

22 vjeçar u transferua në merkaton e fundit nga Albacete te Barcelona B, ndërkohë që prej disa kohësh është duke u stërvitur me ekipin e parë.

Tashmë Manaj shpreson që të marrë debutimin me ekipin e parë, pasi më parë u thirr në ndeshjen me Getafen, por qëndroi në stolin e rezervave. Sulmuesi lushnjar ka një marrëdhënie shumë të mirë me lojtarët e tjetër të Barcelonës, teksa kjo duket edhe në stërvitje ku shihet gjithmonë duke qeshur.

Së fundmi ka qenë mesfushori Ivan Rakitic, i cili ka postuar një foto me Manajn në “Twitter”, të cilën e shoqëron me shkrimin “Hajde vëlla”.