Siguroi klientë të shumtë/ Vetëm 5 ditë në Itali, shqiptari kapet duket shpëndarë lëndë narkotike

Një shqiptar që kishte vetëm 5 ditë që ndodhej në Itali, është arrestuar nga policia në Assisi, pasi u kap duke shpërndarë lëndë narkotike.

Shqiptari kishte mbërritur Umbria falë një vize hyrje tremujore.

Sipas medias vendase, 25 vjeçari në një kohë të shkurtër kishte mundur të gjente makinë, kokainë, si edhe klientë të shumtë të cilëve u shiste mallin.