", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Incident SHBA-Rusi në Siri/ Blindi amerikan nxjerr nga rruga blindin rus

Gjatë muajve të fundit, lufta në Siri është egërsuar shumë, teksa ushtria e Asad po rimerr nga rebelet zonën e fundit të mbetur në duart e tyre, qytetin e Idlibit.

Në Sirinë e Veriut gjenden një numër i madh ushtrish, siç është ajo e Turqisë, elementë të ushtrisë amerikane si edhe Rusia.

Konfliktet dhe incidentet mes SHBA-Rusi janë të njohura dhe kjo është duke u reflektuar edhe në Siri.

Në rrjetet sociale është duke qarkulluar një video nga veriu i Sirisë, ku një mjet i blinduar i SHBA nxjerr nga rruga një mjet të blinduar të Rusisë, i cili po përpiqej të parakalonte.

Nga luftimet e javëve të fundit në Idlib raportohet se janë shpërngulur 900. 000 persona që tani jetojnë në çadra mes të ftohtit dhe bombave.