Goditën policët me sende të forta, arrestohen dy vëllezër

Policia e Lezhës ka vënë në pranga 2 vëllezër.

A.Ll 22 vjeç dhe A.LL 26 vjeç u ndaluan pasi goditën punonjësit e policisë bashkiake.

Ata u arrestuan në flagrancë,

Vëllezërit kanë goditur punonjësit me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime serioze.

Lezhë

Goditën për shkak të detyrës punonjësit e Policisë Bashkiake, vihen në pranga 2 vëllezër.

Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Lezhë kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasve: A. Ll., 22 vjeç dhe A. Ll., 26 vjeç, banues në Shëngjin.

Arrestimi i tyre u bë, pasi dy vëllezërit, në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta duke u shkaktuar dëmtime 2 punonjësve të Policisë Bashkiake

Në Shëngjin, punonjësit e Policisë Bashkiake kanë qenë duke ushtruar detyrën mbi bazën e planit për identifikimin dhe prishjen e mureve që kanë zënë hapësirat publike pa lejen përkatëse dhe gjatë komunikimit me shtetasin Gj. Ll., i ati i dy vëllezërve, i cili ka pretenduar mosprishjen e murit të rrethimit të banesës së tij , 2 djemtë i kanë goditur me mjete të forta.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, e kryer në bashkëpunim.