FOTO/ Shqipëria dhe Kosova në vendnumëro në renditjen e re të FIFA-s

FIFA ka publikuar ditën e sotme renditjen e re për të gjitha kombëtaret, ku ka shumë pak ndryshime, për shkak të angazhimeve të pakta nga publikimi i fundit në 19 dhjetor të vitit të kaluar.

Shqipëria renditet në vendin e 66-të me 1356 pikë, duke mos pasur ndryshim nga renditja e publikuar më parë.

Ndryshim nuk ka pasur as për Kosovën, me “Dardanët” që renditen në vendin e 115-të me 1174 pikë.

Në vendin e parë qëndron Belgjika me 1765 pikë, e ndjekur nga Franca me 1733 pikë dhe Brazili në vendin e tretë me 1712 pikë.