Hidhet shorti/ Ja 3 gratë gjyqtare që do gjykojnë Tahirin

Është hedhur shorti në Gjykatën e Posaçme të Apelit, ku janë përcaktuar tre gjykatëset që kanë në dorë dosjen e ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Shorti ka përzgjedhur që trupa gjykuese të përbëhet nga:

Albana Boksi Kryesuese

Nertina Kosova Anëtare

Nure Dreni Anëtare

Çështja e Tahirit u çua në apel 5 muaj nga dhënia e dënimit me 3 vite e 4 muaj burg, e cila iu konvertua në shërbim prove.

Vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda u apelua si nga ana e Tahirit, ashtu dhe nga ana e Prokurorisë, e cila kishte kërkuar më shumë vite burg për ish-m,inistrin e brendshëm të qeverisë Rama.

Vetë Tahiri pretendon pafajësinë, dhe pse jo po përgatit dhe një rikthim në politikë, opsion të cilin nuk e ka mohuar asnjëherë, madje së fundi ka punësuar dhe një kompani lobimi në SHBA, në mënyrë që ti shërbejë për pastrimin e imazhit të tij.

NJOFTIMI I GJKKO:

Në përgjigje të kërkesës tuaj, bazuar në ligjin nr. 119/2014 “Për të drejtën për informim”, si dhe nenit 46 të ligjit 98/2016 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e Shqipërisë” ju bëjmë me dije se:

Në datë 20.02.2020 ora 13:30, u hodh shorti për caktimin e kolegjit penal që do shqyrtoj çështjen penale me nr. Akti 18 datë 19.02.2019.

Shorti përcaktoj kolegjin penal të përbërë nga gjyqtarët:

Albana Boksi Kryesuese

Nertina Kosova Anëtare

Nure Dreni Anëtare?

Zyra e Marrëdhënieve me Median dhe Publikun

Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.