‘Po më pëlqen shumë seksi, sa rehat që jam ‘demi-seksual’

Lexues të “The Guardian" kanë shprehur opinionin e tyre në rubrikën e shëndetit lidhur me marrëdhëniet seksuale.

Njeri prej tyre kuptoi se ishte “demiseksual”:

“Në moshën 69 vjeç, kam mësuar diçka për veten time që më ka dhënë një kuptim të ri të seksualitetit tim dhe më nxiti të rivlerësoja pjesë të mëdha të jetës sime.

Kam mësuar që jam një demekseksual: një person që nuk përjeton tërheqje seksuale pa lidhje emocionale.

Tani e kuptoj pse gjithmonë jam mistifikuar nga pornografia dhe nuk jam i qetë me idenë e seksit të rastësishëm.

Shokët supozonin se kjo ishte sepse unë isha ose i frenuar ose tepër moralist.

Për mua, seksi përshtatet vetëm në kontekstin e një marrëdhënie intime.

Kur isha i ri, pësova disa dështime në marrëdhënie dhe provova këshillimin, përpara se të vendosja se isha thjesht i pafat. Unë dilja me shumë femra me shpresën se tërheqja seksuale do të zhvillohej.

 Në disa raste nuk ka ndodhur kurrë; në të tjera kjo ishte e rrallë për mua, unë priresha të lidhesha thellësisht me gratë në fjalë dhe kjo i largonte disa prej tyre.

A jam rehat duke qenë “demiseksual”? Po, më pëlqen shumë seksi dhe tani jam i bekuar me një partnere që e shijon shumë atë me mua./g.s