Peshku vdekjeprurës që shitet për qindra paundë

Në kuzhinën e Fukudokoro Sakai, një restorant në Japoni ,shefi përgatit peshkun vdekjeprurës. Ai e pastron duke i hequr halat dhe të brendëshmet.

Mishi i të quajturit ‘pufferfish’ do të pritet në copa të holla dhe do tu serviret klientëve për drekë.

Por ajo që e ka bërë të famshëm peshkun është aftësia e tij për të të vrarë vetëm pak orë pas ngrënies së tij. Ato që e bëjnë atë vdekjeprurës janë sytë dhe mëlçia, të cilat përmbajnë tetrodotoksinë. Për të nuk ka një kundërhelm.

Pavarësisht këtij fakti, peshku është tejet i famshëm dhe shitet për një çmim jashtëzakonisht të lartë.

Një pjatë me të kushton afro 300 paundë .

Pronari i restorantit tregon se janë turistët e pasur ata që e preferojnë më së shumti, për shkak dhe të faktit që ky peshk nuk mund të eksportohet, si pasojë e toksitetit të tij.