VIDEO LAJM/ Rinis dëbora në Korçë

Rikthehen reshjet e borës në qarkun e Korçës.

Mëngjesi i kësaj të enjte ka sjellë temperatura të ulëta dhe reshje dëbore në qarkun e Korçës. Akset nacionale për momentin nuk paraqesin vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Policia rrugore apelon drejtuesit të jenë të kujdesshëm ditën e sotme.